Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli, ka njoftuar se ka nisur të bëjë stërvitje të lehta pas operimit të këmbës në fillim të këtij muaji.
Futbollisti i skuadrës holandeze Heerenveen ka postuar një video në rrjetin social "Instagram", duke lëvizur mbi një biçikletë statike.
Zeneli 22-vjeçar para se të lëndonte këmbën ishte në formë të mirë.
Shënoi dy gola në gjashtë paraqitje në kampionatin holandez. Dy gola në një ndeshje i ka shënuar edhe në garat për Kupë të Holandës.
Artikuj të ngjashëm