Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zeka: Për fitore shkojmë edhe ndaj Santa Colomas

Sulmuesi i Feronikelit, Mevlan Zeka ka thënë se pritshmëritë për të ishin më të mëdha, megjithatë ai është ndarë shumë i lumtur për fitoren ndaj Lincolnit.

“Është pritë më shumë nga unë, pata një rast shumë të mirë të përfundoja takimin, megjithatë fituam dhe besoj ishte më me meritë. Duhet të fokusohemi për ndeshjen e radhës dhe të hymë për fitore”, ka thënë Zeka.

Zeka tutje ka shtuar se ndeshjes ndaj Santa Colomas, të premten, do t’i qasen me seriozitetin më të madh.

“Do të bëjmë analizën për ndeshjen e radhës, dhe në atë ndeshje do të qasemi me rezultatin më të madh. Ne jemi që 40 ditë pa ndeshje. Jemi përgatitë shumë mirë fizikisht dhe na kanë munguar dy ndeshje përgatitore, por megjithatë ishte shumë e mirë”, ka deklaruar Zeka.