Interesimi i Leipzigut për transferimin e Milot Rashicës nga Werder Bremeni është zvogëluar shumë, raporton gazeta gjermane “Bild”.
Ka kohë që raportohet për një kalim të Rashicës te skuadra e madhe gjermane, por pas përfundimit të edicionit Leipzigu është tërhequr gradualisht edhe për faktin se Werderi insiston në dëmshpërblim të lartë.
Për Rashicën interesim kanë shprehur edhe Aston Villa dhe Wolverhamptoni.
Rashica thuhet se është i vendosur të lëvizë drejt Leipzigut, por të dyja klubet nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët, transmeton KOHA.
Sipas mediumeve gjermane, Leipzigu i ka ofruar 15 milionë euro plus 3 milionë euro të tjera bonuse, por Werderi dëshiron të paktën 20 milionë euro për lojtarin, plus bonuse të tjera.
e kemi caktuar një çmim të cilin jemi të gatshëm ta paguajmë për transferimin dhe pagën e lojtarët, do t’i qëndrojmë atij”, ka thënë së fundmi shefi ekzekutiv i RB Leipzigut, Oliver Mintzlaff.
Kjo do të thotë se Rashica nuk është më synim kryesor i Leipzigut, sipas “Bildit”, që raporton se tani fokusi është bartur te Angelino që Leipzigu e ka huazuar nga City, por që synon ta blejë përfundimisht.
Leipzigu vazhdon interesimin për të blerë sulmues, teksa vëmendja është te Alexander Sorloth dhe Darwin Nunez.