Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zakaria: Jam i lumtur për çdo minutë në fushë

Denis Zakaria kishte pritur të luante më shumë në këtë Botëror deri tani, por është i lumtur megjithatë.

Zakaria zëvendësoi Shaqirin në minutën e 69-të, në fitoren ndaj Serbisë, 3:2.

“Kam pritur të luajë më shumë por jam i lumtur për çdo minutë. Jam ndier mirë që nga fillimi i turneut, por është përzgjedhësi ai që merr vendimet dhe unë si lojtar duhet ta pranoj. Natyrisht nuk është e lehtë kur nuk luan, por kur luaj, dua ta ndihmoj skuadrën”, është shprehur Zakaria pas fitores së madhe.