Kur Anglia do të ketë përballë Panamanë, një debutuese të Kupës së Botës, më 24 qershor në Nizhny Novgorod, do të jetë gati dy vjet që nga dita kur Anglia u mposht nga një skuadër tjetër e vogël që po rritet në futboll, nga Islanda.
Në një natë të butë në Nice, Islanda arriti momentin më të ndritshëm të saj të futbollit në kurriz të Anglisë.
Ndërkohë Panamanë në Botërorin e parë do ta udhëheqë mbrojtësi Roman Torres, një njeri aq i popullarizuar në vendin e tij të çmendur pas futbollit, saqë vlerësohet atje madje edhe si yll i filmit, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”.
Por si ka arritur Panamaja në Botëror, dhe çfarë rreziku është bërë për Anglinë.
“BBC” ka kaluar një ditë në kryeqendrën e Panamasë, Panama City, me mbrojtësin e Seattle Sounders, Torres.
Një gol i vonshëm që siguroi kualifikimin emocional
Edhe
Pa gola në pjesën e parë të ndeshjes Panamaja – Anglia
“Ai moment do të thotë shumë për mua dhe familjen time”, thotë Torres, derisa kujton atë mbrëmje të 10 tetorit të vitit të kaluar. “Është diçka historike, diçka që gjithmonë do të jetë në zemrën dhe shpirtin tim. Kurrë nuk do ta harroj atë ditë”.
Ishte sigurisht një xhiro e fundit dramatike e ciklit eliminator të Amerikës së Mesme, Veriore dhe Karaibeve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)