Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ylli angazhon basketbollistin Bashir Ahmed

Kampioni i Kosovës në basketboll, Golden Eagle Ylli po e kompleton ngadalë skuadrën për edicionin e ri.

Ylli të dielën ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me amerikanin Bashir Ahmed.

“Ahmed do të jetë me ne drejt synimeve për mbrojtjen e titujve”, ka njoftuar klubi nga Suhareka.

Pas karrierës në NCAA, Ahmed ka luajtur për Zarën në elitën kroate. Ishte edhe në Hungari dhe te Spars në Bosnjë.

Së fundi luajti në Rumani për skuadrën Targu Jiu.

Ai luan në krah, ndërsa ka shtetësi të SHBA-së dhe të Ganës. 29-vjeçari është i gjatë 201 centimetra.

Artikuj të ngjashëm