Mbrojtësi i krahut Yll Hoxha, e ka vazhduar edhe për dy vjet kontratën me Feronikelin.
Lajmi është bërë i ditur të premten në faqen zyrtare të klubit kampion nga Drenasi, raporton “Sporti në KTV”.
Ai iu bashkua klubit në fund të vitit 2016, duke treguar paraqitje fantastike që nga atëherë.
Yll Hoxha është lojtari i parë që për edicionin e ardhshëm e ka nënshkruar një kontratë të re, por në ekipin që fitoi edhe titullin edhe Kupën, thonë se në ditët në vijim do të ketë nënshkrime të reja.