Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Yjtë e Spanjës “ndjekin shkollën” gjatë Botërorit në Indi

Çfarë është më e vështirë, një provim apo një ndeshje? "Natyrisht, që provimi është më i vështirë për shkak se në ndeshje e bën atë që ndjen".

Kjo është përgjigja e Nacho Diazit, derisa bashkëlojtarët e tij, Diego Pampin e Marc Vidal qeshin dhe njëzëri pranojnë se provimi është dukshëm më i vështirë sesa ndeshja e futbollit. Të tre, si të gjithë lojtarët e tjerë të Përfaqësueses U-17 të Spanjës, e kanë për obligim që të paktën një orë në ditë t'ia kushtojnë punës akademike, mësimit gjatë botërorit që po mbahet në Indi. Të gjithë janë të detyruar nga Federata e Futbollit të Spanjës për një veprim të tillë, shkruan sot Koha Ditore.

Ky turne që po mbahet në gjashtë qytete të Indisë, ka nisur më 6 tetor dhe përfundon më 28 tetor, kurse Spanja po llogaritet si njëra prej favoritëve për të fituar titullin e botës për këtë gjeneratë. Është kualifikuar në çerekfinale ku të dielën (22 tetor) do të përballet me Përfaqësuesen e Iranit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm