Xhudistët kosovar janë shpresa kryesore e Kosovës në Lojërat Mesdhetare që kanë filluar të mbahen në Tarragona.
Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Akil Gjakova, Loriana Kuka dhe Laura Fazliu të drejtuar nga trajneri Driton Kuka duke shtuar edhe ndihmën nga kampionia olimpike Majlinda Kelmendi, mëtojnë të kthehen me medalje nga Spanja, transmeton KTV.
Favoritja për medalje në këto lojëra, xhudistja Nora Gjakova është shprehur optimiste për paraqitje të mirë në këto lojra.
Një tjetër shpresë për kosovarët është edhe xhudistja Distria Krasniqi e cila do të garojë në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Nora dhe Distria, të mërkurën do ta nisin garën për xhudistët kosovar ndërsa Akil Gjakova dhe Laura Fazliu do të ndeshen të enjten. Loriana Kuka do ta mbyllë pjesëmarrjen e xhudistëve tanë, të premten.
-
Kosova për herë të parë me më shumë xhudistë se xhudiste në Botëror
-
Kuka analizon paraqitjen e xhudistëve në Lojërat Mesdhetare
-
Plot pesë medalje, xhudoja kosovare mban standardin superior
-
Tri medalje të bronzta për xhudistët kosovarë, priten të tjera
-
Kosova me shtatë xhudistë në Lojëra Mesdhetare, priten medaljet e radhës