Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhudo ofron dritë për sportistin me probleme në të parë

Tre vjet më parë, të parit e një prej talenteve më të mëdhenj të Britanisë në xhudo ishte "perfekt".

Me përjashtim se çdo tre muaj, Elliot Stewart - i biri i medalistit të bronztë të Lojërave Olimpike "Seoul 1988", Dennis Stewart - duhej të vazhdonte të ndryshonte porosinë për syzet e tij, shkruan sot Koha Ditore.

Më pas ai zbuloi se e ka një gjendje të rrallë të quajtur Keratoconus, që godet një në njëmijë njerëz në botë dhe prek kornean e syrit, duke penguar aftësinë për t'u përqendruar si duhet. Simptomat e tij ishin të buta në fillim, por me kalimin e kohës nisën të bëhen më të rënda.

"Unë thjesht po mendoja se po plakesha", tregon Elliot 29-vjeçar nga qendra e xhudos në Walsall të Britanisë së Madhe.

Diagnoza erdhi jo shumë kohë pasi që Stewart ishte vendosur në Mbretëri të Bashkuar nga Hong Kongu, ku kishte kaluar gjashtë vjet në gjysmë-pension duke u ngritur si trajner i xhudos dhe formuar një klub të tij të xhudos. (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Edhe Elton John përballet me probleme me shikimin, ndryshon autografin Showbiz Elton John përballet me probleme me shikimin, ndryshon autografin

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.