Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhudistja Laura Fazliu në gjysmëfinale të “Gyor 2017”

Kanë ardhur fitoret e para të ekipit olimpik të të rinjëve të Kosovës, që po marrin pjesë në Festivalin Olimpik Evropian “Gyor 2017”.

Është garuesja, Laura Fazliu, e cila ka shënuar dy fitore radhazi për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të kategorisë deri në 63 kilogram, bëhet e ditur përmes një komunikate për media, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo tani është një fitore larg sigurimit të medaljes, që do të ishte e para për Kosovën në një Festival të tillë Olimpik (EYOF).

“Fazliu rrethin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin mposhti italianen, Elisa Toniolo. Më pas, në çerekfinale triumfoi ndaj garueses nga Luksemburgu, Anetta Mosr”, thuhet në komunikatë.

Në gjysmëfinale takohet sot me gjeorgjianen, Mariam Tchanturia.

Të premten garon edhe Shpati Zekaj në kategorinë deri në 90 kilogram.