Edhe një xhudiste kosovare sot ka rrëmbyer medalje në garat ndërkombëtare.
Flaka Loxha në kategorinë deri 57 kilogramë ka arritur të fitojë medaljen e bronztë në Kupën Evropiane për Juniorë të zhvilluar në Lignano të Italisë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLajmin e bën të ditur Federata kosovare e xhudos përmes faqes së saj në Facebook.
“Në Kupën Evropiane për Juniorë në Lignano të Italisë, Flaka Loxha (57kg) u stolis sot me medalje të bronztë, me katër fitore dhe një humbje”, thuhet në këtë faqe.
Kurse në këtë garë nesër lufton edhe Loriana Kuka, por në kategorinë deri 70 kilogramë.