Pas Erza Muminoviqit edhe xhudistja Flaka Loxha ka arritur të rrëmbejë medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian për juniorë që po mbahet në Sarajevë.
Ndeshjen finale ajo e humbi nga garuesja turke, Buket Mercan, raporton Koha.net.
Loxha, që garon në kategorinë 57 kilogramë, në ndeshjen e parë kishte eliminuar garuesen nga Shqipëria, Amanda Lika.
Në ndeshjen e dytë arriti ta eliminojë me pazari kroaten, Dora Bortas. Ndërsa në gjysmëfinale nuk i doli përballë për shkaqe politike garuesja nga Serbia, Marica Perisiq.
Artikuj të ngjashëm