Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhelili shënon për Jonkopingun në Kupën e Suedisë

Flamur Xhelili ka shënuar golin e parë për skuadrën e Jonkopingut në Kupën e Suedisë.

Xhelili me skuadrën e Jonkopingut, megjithatë, pësoi humbje në udhëtim te Halmstadi, me rezultatin 3:1.

Ishte ndeshja e dytë e Grupit 1.

Xhelili realizoi në minutën e 28-të të ndeshjes, për golin e epërsisë.

Por, vendësit realizuan edhe tri gola tjerë më pas dhe iu gëzuan fitores.

Jonkopingu në dy ndeshje ka po aq disfata dhe mbetet në vendin e fundit.

Sulmuesi 23-vjeçar, Xhelili, e kompletoi ndeshjen.

Artikuj të ngjashëm