Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xheko, tri javë jashtë fushave

Thyerja e ashtit në fytyrën e Edin Xhekos ka qenë më e rëndë sesa u mendua fillimisht dhe konfirmohet se pas operimit që e pati, ai do të mungojë tri javë.

Boshnjaku e pësoi dëmtimin në barazimin 1:1 kundër Cagliarit, të dielën e kaluar, transmeton KTV.

“Ka qenë një thyerje e rëndë, më e rëndë sesa u mendua në fillim”, tha profesori Bruno Pesucci për “Corriere dello Sport”, pas operimit. Ai shtoi se një rikthim i ngutshëm do të ishte i rrezikshëm dhe do ta përkeqësonte gjendjen.

Sulmuesi boshnjak po kalonte në formë të mirë dhe me Romën në tetë ndeshje në të gjitha garat shënoi pesë gola e dy asistime.