Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhaka-ria, lideri i ri i mesfushës së Gladbachut

Është krahasuar me Granit Xhakën, Paul Pogban dhe Patrick Vieiran, por çfarë bën mesfushori i ri i Borussia Moenchengladbachut, Denis Zakaria që krahasohet me lojtarë të tillë?

"E di gjithë bisedën për Xhakën, por mundohem të mos i kushtoj shumë vëmendje. Mua gjithashtu më kanë krahasuar edhe me Vieiran e Pogban, dy lojtarë që i respektoj shumë sikurse Xhakën. Kur i shoh xhirimet e tyre, mendoj se luaj në të njëjtën mënyrë", pranon Zakaria. "Ajo që është më e rëndësishmja, njerëzit kanë filluar të më njohin dhe kuptojnë se unë nuk po mundohem ta kopjoj askënd. Thjesht, po mundohem të jem Zakaria dhe më i mirë pas çdo ndeshjeje".

Ndërrimet e roleve në karrierën e hershme, fillimisht si sulmues dhe pastaj si mbrojtës, me siguri se po e ndihmojnë shumë Zakarian edhe te Përfaqësuesja e Zvicrës, me të cilën deri më tash ka regjistruar shtatë paraqitje, shkruan Koha Ditore.

Zakaria ka bërë një arritje të jashtëzakonshme kur ka kompletuar 100 për qind të pasimeve të tij në katër ndeshjet e para në Bundesligë me fanellën e Borussia Moenchengladbachut.

Ai po vazhdon këtë edicion të dëshmojë se është lojtari i duhur përreth të cilit Gladbachu mund ta ndërtojë ekipin. Mesfushori i gjatë është një lojtar atletik, i cili vrapon në çdo cep të fushës. Lojtari me numrin tetë në fanellë pretendon se ende nuk është i përkryer në rolin e tij dhe për këtë arsye po punon me përkushtim të madh që të përmirësohet në çdo aspekt të lojës... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)