Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhaka mund të luajë në kampionatin italian

Skuadra italiane, Inter, ka shprehur interesim për mesfushorin kosovar të Arsenalit, Granit Xhaka.

Mediumet në Itali, të premten kanë raportuar se drejtuesit e Interit do të udhëtojnë drejt Londrës për t’i nisur bisedimet me drejtuesit e Arsenalit, transmeton KTV.

Skuadra nga Milano edhe më herët kishte shprehur interesim për mesfushorin e kombëtares së Zvicrës.

Xhaka që këtë edicion me fanellën e Arsenalit ka luajtur 39 ndeshje, ka kontratë deri në qershor të vitit 2023.