Granit Xhaka me Arsenalin ka barazuar në udhëtim ndaj Benficas në ndeshjen e parë të 1/16 së finales të Ligës së Evropës.
Xhaka ishte titullar dhe luajti tërë ndeshjen për Arsenalin. Ndeshja u zhvillua në “Stadio Olimpico” të Romës.
Pizzi në minutën e 55-të nga penalltia dërgoi Benfican në epërsi, para se të barazonte Bukayo Saka (57’) për Arsenalin.
