Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka është zgjedhur lojtari i ndeshjen në Superkupën e Anglisë ndaj Chelseat.
Arsenali fitoi Superkupën pas ekzekutimit të penaltive, dhe Xhaka bëri një asistim në këtë ndeshje, transmeton Koha.net.
Xhaka është shprehur i lumtur për këtë fitore, ndërsa shpreson se ekipi do të fillojë mbarë aventurën në Premier Ligë.
“Ndeshjet parasezonale kanë qenë të mira, kjo u pa edhe nga perfomanca sot. Ky është hapi i parë këtë sezon, dhe jam i lumtur për fitoren e sotme dhe do të vazhdojmë punën e vështirë pasi javën e ardhshme është Premier Liga, dhe shpresoj se do të ta fillojmë mbarë”, ka thënë ai për BT Sport.
Granit Xhaka është zgjedhur lojtari i ndeshjes nga BT Sport.
Artikuj të ngjashëm