Granit Xhaka ka paralajmëruar që Arsenali duhet të tregojë më shumë qëndrueshmëri nëse dëshiron të arrijë sa më lart në renditje këtë sezon.
Londinezët nuk e kanë nisur në mënyrën më të mirë sezonin duke u renditur në pozitën e 10-ë me 37 pikë të tubuara. Por Xhaka thotë se ata kanë cilësi për të qenë më lart në renditje, por duhet të vazhdojnë me rezultate pozitive.
“Ne duhet të vazhdojmë të fitojmë ndeshje dhe të kemi vazhdimësi. Duhet të tregojmë se jemi skuadre konstante dhe mund të marrim rezultate pozitive. Besoj shumë se do të vazhdojmë me këtë ecuri”, u shpreh Xhaka.
Mesfushori 28-vjeçar këtë sezon me “Topçinjtë” ka 31 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar një gol dhe dy asistime.
Artikuj të ngjashëm
-
Xhaka e sheh Arsenalin fitues të Premier Leagues
-
Arsenali insiston t’ia zgjasë edhe më shumë qëndrimin Xhakës
-
Xhaka thotë se Arsenali duhet ta “injorojë” Cityn para duelit për titull
-
Xhaka beson në titull, por kërkon suksesin edhe Kupën FA
-
Xhaka pranon se Arsenali nuk e meriton Championsin, kritikon bashkëlojtarët