Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhaka kapiten i Arsenalit ndaj Unitedit

Derbi i sotëm ndaj Manchester Unitedit do të jetë i veçantë për mesfushorin shqiptar, Granit Xhaka.

Xhaka do të jetë kapiten i ekipit të Arsenalit, ka konfirmuar klubi londinez përmes një postimi në rrjetin social Twitter, transmeton Koha.net.

“Kapiteni për sot? Ky është ai, kapiteni Xhaka”, ka shkruar Arsenali.

Derbi United – Arsenal nis në ora 17:30.