Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhaka i lumtur që Arsenali arriti finalen e FA Cup

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, është shprehur shumë i lumtur që ekipi i tij siguroi finalen e sivjetme të Kupës FA.

“Topçinjtë” mposhtën Manchester Cityn 2 me 1 pas vazhdimeve për të siguruar finalen ndaj Chelseat.

“Arritëm finalen e 136-të të FA Cup së bashku. Ju falënderoj të gjithëve për atmosferën dhe përkrahjen tuaj. Wembley na prit!”, ka shkruar ai në Instagram.

Xhaka ishte ndër më të dalluarit në ndeshje, ndërsa u zverdh në pjesën e dytë të kohës së rregullt.

Artikuj të ngjashëm