Granit Xhaka i është gëzuar golit të sotëm ndaj Newcastle Unitedit, por gjithashtu edhe fitores së ekipit të tij.
Arsenali e mposhti në udhëtim Newcastle Unitedin me rezultat prej 1 me 2, me mesfushorin shqiptar që shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë për epërsinë e parë të Arsenalit.
“Rikthehet Xhakaboom. Një gol dhe më e rëndësishmja 3 pikë më bëjnë shumë të lumtur sonte”, ka shkruar Xhaka në rrjetet sociale.