Granit Xhaka realizoi supergol për Leverkusenin në ndeshjen që po zhvillohet ndaj Mainzit të premten mbrëma.
Xhaka realizoi golin e parë me fanellën e “Aspirinave”. Shënoi në minutën e tretë.
Por përveç golit, 31-vjeçari dhuroi spektakël edhe në festim.
Ai festoi sikur ishte lënduar, duke mbajtur muskulin e këmbës së majtë. Dhe mjeku i ekipit të Leverkusenit mendoi se ishte lënduar vërtet. Ai madje u nis drejt Xhakës, por u ndal nga trajneri Xabi Alonso. Stafi i ekipit më pas qeshi.
Mainzi ndërkohë barazoi rezultatin pas pesë minutave.
VIDEO:
Xhaka festejou a fingir que se tinha lesionado e até Xabi Alonso e o staff médico acreditaram ?pic.twitter.com/dGkTQOS3D2
— B24 (@B24PT) February 23, 2024
Artikuj të ngjashëm