Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhaka flet për kthimin te Gladbachu

Ai edhe një herë kishte paraqitje të jashtëzakonshme në “Borussia-Park”. Megjithatë për herë të parë Granit Xhaka (30) nuk luajti me fanellën e Borussias në Moenchengladbach.

Reprezentuesi i Zvicrës ishte vendimtar për të siguruar që Borussia të pësonte humbje të thellë në ndeshjen e parë si vendëse në edicionin e ri të Bundesligës. Borussia u detyrua të pajtohet me humbjen 3:0 nga Bayer Leverkuseni, të shtunën.

Xhaka nisi aksionin për dy gola të Bayerit. Ai madje shënoi një gol në pjesën e parë, që u anulua për pozitë jashtë loje.

Xhaka kishte luajtur ndeshjen e fundi në Gladbach para se t’i bashkohej Arsenalit, më 7 maj 2016. Pas ndeshjes në të cilën ishte kundërshtar i Gladbachut, lideri i ri i mesfushës së Leverkusenit nuk fshehu faktin se nuk ishte sfidë si gjitha të tjerat.

“E dimë që Gladbachu është në zemrën time. Të gjithë e dinë që është e veçantë për mua. Jam ndier shumë mirë që kam luajtur sërish këtu”, ka thënë Xhaka.

Edhe Xhaka: Njerëzit kanë qeshur me mua Futboll 5 muaj më parë Xhaka: Njerëzit kanë qeshur me mua

Për dallim nga Jonas Hofmann që është fishkëllyer sa herë që ka prekur topin, Xhaka pranoi duartrokitje të ngrohta nga tifozët e Borussia Moenchengladbachut. Kapiteni i Zvicrës është falënderues.

“Kam pasur këtu një kohë që nuk do ta harroj kurrë. Gladbachu është gjithnjë në zemrën time. Asnjëherë nuk e kam fshehur këtë, as gjatë kohës sa isha në Londër. I jam mirënjohës Gladbachut”.

Më pas Xhaka tha fjalinë që i bën tifozët e Gladbachut të ëndërrojnë.

“Tani jam në skuadër tjetër. Për momentin jam shumë i lumtur në Leverkusen dhe dua të vazhdoj kështu. Por asnjëherë nuk dihet çka sjell e ardhmja”, ka thënë Xhaka.

A do të kthehet Xhaka te Borussia në ndonjë moment? Ai ka kontratë me Bayer Leverkusenin deri në vitin 2028. Me deklaratën e tij, Xhaka e ka lënë të hapur mundësinë që të spekulohet për këtë.

Megjithatë, para se të transferohej në Leverkusen, Gladbachu nuk ishte opsion.

Edhe Xhaka i zbulon detajet pse vendosi të largohet nga Leverkuseni te Sunderlandi Futboll 11 muaj më parë Xhaka i zbulon detajet pse vendosi të largohet nga Leverkuseni te Sunderlandi

“Nuk ishte çështje, kam pasur fare pak kontakt me zyrtarët e klubit. Natyrisht unë ende përcjell skuadrën. Por kontakti nuk ka ndodhur deri më tani”.

Por Xhaka vetë e thotë “asnjëherë nuk dihet çka sjell e ardhmja”.