Granit Xhaka, njëjtë si skuadra e tij Arsenali, ka pasur një stinor plot lëkundje. Mirëpo, së bashku kanë mbyllur edicionin në mënyrën më të mirë.
Arsenali fitoi të shtunën FA Cup të Anglisë duke mposhtur në finale në Wembley kampionen e Anglisë, Chelsean me shifrat 2:1, shkruan sot “Koha Ditore”. Xhaka ishte ndër lojtarët më të mirë te Arsenali, duke ndihmuar londinezët të kontrollojnë mesfushën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMesfushori kosovar luajti tërë ndeshjen, ndërsa u ndëshkua me karton të verdhë. “Granit Xhaka po luan i vetëm si mesfushor qendror”, ka thënë ishmbrojtësi ikonik i Liverpoolit, Jamie Carragher.
Lexoni edhe:
Në të vërtetë Xhaka ka dominuar në mesfushë, ani pse pati të bëjë në atë pjesë me futbollistin më të mirë të Premier Leagues këtë stinor, N’Golo Kanten. Alexis Sanchez (4’) dhe Aaron Ramsey (79’) shënuan golat për Arsenalin, ndërsa Diego Costa (76’) shënoi golin e vetëm për Chelsean.
Arsenali ka pasur një stinor mjaft të vështirë, duke përfunduar për herë të parë jashtë Ligës së Kampionëve që kur drejtimin e klubit e ka marrë trajneri francez Arsene Wenger, në tetor të vitit 1996... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.