Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tifozët e Barcelonës mirëpresin trajnerin Xavi në “Camp Nou”

Mijëra tifozë ishin të pranishëm në stadiumin “Camp Nou” për të mirëpritur Xavi Hernandezin si trajnerin e ri të Barcelonës të hënën, duke shpresuar se ai mund të kthejë fatin e klubit pas një fillimi të zymtë të sezonit të parë pa Lionel Messin.

Xavi, i cili lulëzoi në skuadrën e Barcelonës për disa vite kur sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Messi ishte gjithashtu në të njëjtin ekip, u prezantua zyrtarisht në një pritje që zakonisht ofrohet vetëm për lojtarët kryesorë. Mbështetësit brohorisnin emrin e tij dhe valëvitnin flamujt e klubit në tribuna. 41-vjeçari Xavi, i cili ka nënshkruar një kontratë deri në qershor të vitit 2024, u kthye dhe me dorë i dërgoi puthje turmës, pasi hyri në fushë përkrah presidentit të klubit, Joan Laportas.

“Jam shumë i emocionuar”, u tha Xavi tifozëve. “Ne jemi klubi më i mirë në botë dhe do të punojmë shumë për të qenë të suksesshëm. Barça nuk mund të jetë e kënaqur me barazime apo humbje. Ne duhet të fitojmë çdo ndeshje”.

Ai tha se është i prekur nga pritja madhështore dhe ka brohoritur bashkë me turmën, ndërsa në fushë gjatë prezantimit të tij kanë qenë edhe disa nga të afërmit e tij.

“Ne kemi nevojë për ju”, u tha Xavi tifozëve. “Sidomos në momentet e këqija. Jemi në një situatë të vështirë si klub. Ne kemi nevojë për ju më shumë se kurrë”

Edhe Xavi dëshiron që tifozët të ndihen krenarë Sport Xavi dëshiron që tifozët të ndihen krenarë

Xavi u angazhua javën e kaluar për të zëvendësuar Ronald Koemanin, i cili nuk mundi të udhëhiqte skuadrën këtë sezon në një prej krizave më të këqija të historisë brenda dhe jashtë fushës. Ai e merr përsipër klubin në vendin e nëntë në La Liga dhe të dytin në grupin e Ligës së Kampionëve. Xavi kthehet në një klub të zhytur në vështirësi financiare, gjen një skuadër të varfëruar nga lëndimet, duke luftuar me lojtarët e rinj dhe nënshkrimet e reja të padëshmuara.

“Është një ëndërr e realizuar”, tha Xavi për faqen e Barcelonës më herët të hënën. “E di që klubi po kalon një moment të vështirë, por ndihem sikur jam i përgatitur”.

Ansu Fati dhe Eric Garcia janë lojtarët e fundit që i shtohen listës së lëndimeve të klubit, duke iu bashkuar Sergio Agueros dhe Gerard Piques. Xavi përballet me një orar të vështirë, ku ndeshja e tij e parë në krye është derbi i ligës kundër Espanyolit që luhet më 20 nëntor në “Camp Nou”.

Klubi më pas pret Benfican në një ndeshje që mund të vendosë fatin e Barçës në Champions, garë në të cilin nuk ka dështuar të kalojë fazën e grupeve në gati dy dekada. Ndeshjet e ardhshme të Barcelonës janë në Villarreali, Real Betisi dhe Bayerni. Xavi do të udhëheqë skuadrën në stërvitje për herë të parë të martën, megjithëse shumica e lojtarëve kryesorë të ekipit do të jenë në detyrë ndërkombëtare.

Edhe Xavi largohet i dëshpëruar, puna e tij nuk u vlerësua sa duhet Futboll Xavi largohet i dëshpëruar, puna e tij nuk u vlerësua sa duhet

Barcelona ishte drejtuar nga trajneri i përkohshëm Sergi Barjuan, i cili tashmë është rikthyer në krye të ekipit B. Në tre ndeshjet nën komandën e tij, Barcelona e mposhti Dynamo Kievin (1:0) dhe barazoi me Alavesin (1:1) e Celta Vigon (3:3). Xavi luajti për Barcelonën deri në vitin 2015, duke e ndihmuar klubin të fitonte 25 trofe, përfshirë katër Liga të Kampionëve dhe tetë liga spanjolle në 17 sezone.

Ai ishte gjithashtu kyç në ecurinë e titujve të Spanjës kur triumfoi në Kupën e Botës (2010) dhe Kampionatin Evropian (2008, 2012). Ai ka qenë në Al-Sadd qëkur u largua nga Barcelona, ​​fillimisht si lojtar dhe më pas si trajner. Xavi u largua nga Al-Saddi duke e lënë në krye të ligës së Katarit pas nëntë ndeshjeve. Ai e refuzoi mundësinë e tij të parë për të udhëhequr Barcelonën në janar të vitit 2020 pasi Ernesto Valverde u shkarkua në mes të sezonit.