Një nga momentet më të ëmbla në futboll vjen kur një futbollist duhet t’i marrë dorëzat e portierit dhe ta përfundojë ndeshjen në portë. Nuk ndodh shpesh, por gjithnjë është bukur për t’u parë.
Po, kur ndodh e kundërta? Po kur një portier detyrohet të luajë në fushë? Kjo është shumë më e rrallë. Ka pasur disa shembuj ndër vite. Fabien Barthez dhe Shamal George kaluan ca kohë në fushë, por vetëm gjatë ndeshjeve miqësore.
David James dhe Ray Wood lanë portën për t’u nisur në sulm në ndeshje të rëndësishme që ta ndihmojnë ekipin të shënojë gol - Wood këtë e bëri në finalen e FA Cup, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Sidoqoftë, Oscar Wirth shkoi më larg se kaq. Ai përfundoi 90 minuta në qendër të mbrojtjes për skuadrën e Real Valladolidit në ndeshjen e La Ligas në vitin 1987.
Wirth kishte shijuar një karrierë interesante kur iu bashkua Valladolidit në verën e vitit 1986. Ai kishte luajtur për të gjitha klubet e mëdha të Kilit - Universidad Catolica, Colo-Colo dhe Universidad de Chile, si dhe kishte përfaqësuar vendin i tij në Kupën e Botës të mbajtur në Spanjë në vitin 1982 dhe pati një përvojë tek ekipi gjerman RW Oberhausen.
Për shkak të problemeve me regjistrimin e tij, Wirth nuk ishte në gjendje të bënte debutimin e tij në xhirot e para të La Ligas. Deri në kohën kur e fitoi të drejtën, portieri tjetër Carlos Fenoy e kishte siguruar vendin e titullarit në ekip. Kështu që, Wirth duhej të priste shansin.
Edhe
A po ua vështirëson punën portierëve topi i Kupës së Botës?
Kur Wirth më në fund bëri debutimin e tij në La Liga, në Sevilla më 12 prill 1987, ai nuk luajti në vend të portierit të parë Fenoy, por para tij. Valladolidi kishte një problem. Qendërmbrojtësit titullarë, Manolo Hierro dhe Enrique Moreno, nuk ishin në dispozicion për shkak të lëndimeve, sikurse edhe mbrojtësi i krahut të majtë, Juan Carlos. Klubi kishte një qendërmbrojtës, Martien Saezin, por ai kishte vetëm 180 minuta lojë gjatë tërë edicionit.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)