Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Williams fiton ndeshjen dramatike ndaj Kvitovas, arrin gjysmëfinalen

Tenistja amerikane Venus Williams ka arritur në gjysmëfinale të US Open pas fitores dramatike ndaj Petra Kvitovas, raporton BBC.

37 vjeçarja arriti ta eliminojë çeken duke fituar me rezultat 6-3 3-6 7-6 (7-2), për të arritur për herë të 23 në karrierë në një gjysmëfinale të Grand Slamit, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Williams pas takimit kishte thënë se ishte me fat që fitoi këtë përballje, por shpreson që të ketë sa më shumë meçe të tilla.

“Isha shumë me fat që e fitova këtë meç. Ishte shumë ngushtë dhe shpresoj që të kemi sa më shumë ndeshje të tilla”, ka thënë Williams.

Në gjysmëfinale ajo do të përballet me bashkëkombasen e saj, Sloane Stephens.