Sport

White prezantohet te Nottinghami

Mesfushori me tipare sulmuesi, Morgan Gibbs-White, është përforcimi më i ri i Nottigham Forestit, ekip i rikthyer këtë edicion në Premier League.

Gibbs-White është prezantuar të premten ne Nottighami, ekip me të cilin ka firmosur kontratë pesëvjeçare.

Te Nottinghami, 22-vjeçari është transferuar nga Wolverhamptoni për 50 milionë euro.

Ai do ta bartë fanellën me numrin dhjetë tek ekipi i ri.

Sezonin e shkuar, Gibbs-White pati 13 gola e 10 asistime në 40 paraqitje në të gjitha garat për Wolvesin.