West Ham në javën 16 arriti deri te fitorja e sezonit, duke mposhtur në stadiumin Olimpik Chelsea me rezultat 1:0.
Kjo është fitorja e parë e West Ham që nga 25 tetori kur mposhtën edhe një pretendent për titullin e kampionit, Tottenham.
Ndonëse Chelsea ka dominuar ndeshjen, ishte Arnautoviq ai që vendosi fituesin e takimit me golin e shënuar në minutën e katërt të lojës.
Antonio Conte nuk mund të jetë i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij, dhe shfaqi pakënaqësi edhe me ndryshimet e para. Kështu që ai pas pjesës së parë la në bankë Bakayoko, ndërsa në minutën 55 u zëvendësua Alonso.
Kjo humbje përfundimisht mund të largojë Chelsea nga lufta për titull.
Edhe
Chelsea fiton në fund superndeshjen ndaj West Hamit
Nesër luhet derbi në Manchester dhe dikush me siguri do të fitojë pikët, por të kaltrit këtë nuk e shfrytëzuan.
Kjo ishte ndeshja e 41-të në Premier Lig, të cilën David Moyes e udhëhoqi si trajner i ekipit që ndodhet në zonën e rënies.