Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, thuhet se ka vendosur t’i mbajë në skuadër dyshen e fazës së sulmit, Hakim Ziyech dhe Timo Werner.
Dyshja nuk janë titullarë të rregullt këtë sezon, por trajneri gjerman i sheh ata si pjesë të rëndësishme të skuadrës.
Tuchel thuhet se ua ka bërë me dije drejtuesve të klubit se nuk dëshiron të bëjë ndonjë ndryshim të madh në grupin e tij deri në afatin kalimtar të verës.
Werner këtë edicion ka nëntë paraqitje në Premier League duke shënuar një gol derisa Ziyech ka 10 paraqitje ku ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime në ligë.