Sezoni fantastik i Milot Rashicës te Werder Bremeni, ka bërë që skuadra gjermane ta shpërblejë kosovarin me numrin e tij të preferuar në fanellë.
Rashica, nga edicioni i ardhshëm, do ta bartë fanellën me numrin 7-të, atë që e ka veshur në gati çdo skuadër që ka luajtur në karrierën e tij, transmeton KTV.
Futbollisti nga Vushtrria, përveçqë do të jetë 7-shi i preferuar i tifozëve të Werderit, ai momentalisht është 7-shi magjik i Kombëtares së Kosovës.
Artikuj të ngjashëm