Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wengeri mohon të ketë marrëveshje me Milanin

Ish-menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, raportimet se është afër marrëveshjes me Milanin, i ka quajtur “lajme të rrejshme”.

Të martën është raportuar se francezit i është ofruar mundësia që t’i kthehet punës së trajnerit me Milanin që e dëshiron si zëvendësues të Gennaro Gattusos.

Wengeri është në kërkim të punës së re që kur u largua nga Arsenali pas 22 vjetësh karriere, por 69-vjeçari i ka mohuar raportimet se ka marrëveshje me Milanin.

“Mund të them se janë lajme të rrejshme”, ka thënë Wengeri për beIN Sports.

“Po të nënshkruaja do t’u tregoja, por janë lajme të pavërteta. Nuk mund të kontrolloj thashethemet, mund të tregoj vetëm për jetën time”.