Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka vazhduar të mbrojë Alexis Sanchezin pas incidentit me mbrojtësin e Leicester Cityt, Christian Fuchs.
Në minutat e fundit në ndeshjen të cilën e fitoi Arsenali me rezultat 1 me 0, Sanchezi nuk mbajti distancën e caktuar për rivënie anësore dhe u godit me top në krah, por kiliani u rrëzua me pretendimin se ishte goditur në fytyrë.
Sanchez u ndëshkua me karton të verdhë pasi i qëndroi afër Fuchs, por sulmuesi i Arsenalit u kritikua për reagimin e tij. Wenger i ka dalë në mbrojtje lojtarit duke thënë se veprimi i tij nuk ishte i turpshëm.
“Nuk jam i sigurt nëse e ka ditur rregullin, a e dini ju rregullin?” ka pyetur Wenger gazetarët.
“A ishte veprim i turpshëm? Nuk besoj, jo”.
-
Piresi zbulon zënkën e Sanchezit me një lojtar të Arsenalit
-
Skuadra dhe përfaqësuesja e përkrahin Xhakën pas një momenti tjetër të vështirë
-
Wenger thotë se Emery veproi drejt me Xhakën
-
Emery i del në mbrojtje Xhakës pas vërshëllimave të tifozëve
-
Wengeri tregon pse Sanchezi po ka vështirësi tek Unitedi