Arsene Wenger ka deklaruar se refuzimi për ta shitur Alexis Sanchezin te Manchester City është një “sakrificë 70 milionë funtesh” për Arsenalin.
Kiliani gjatë afatit kalimtar të verës ishte shumë afër kalimit te City për t’u bashkuar me ish-trajnerin e tij Pep Guardiola, por Arsenali refuzoi shitjen e tij pasi nuk gjeti ndonjë zëvendësues për të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoWenger ka thënë se Arsenali rrezikoi me mbajtjen e Sanchezit, i cili pritet të largohet nga Londra si lojtar i lirë.
“E lini Sanchezin në vitin e fundit të kontratës së tij, sakrifikoni 60 apo 70 milionë funte të ardhura nga shitja e tij dhe krejt në fund duhet të blini dikë tjetër për të njëjtën shumë”, ka thënë Wenger për beIn Sports.
“Ka një çmim të lartë dhe në një fazë duhet të merrni vendim për të sakrifikuar një apo dy [lojtarë]”.
“Në Angli janë 107 lojtarë në vitin e tyre të fundit të kontratës. Është një ndryshim i madh në mënyrën se si ata shohin karrierën e tyre për dy arsye. E para, të gjithë lojtarët presin paga të larta sepse ndikojnë në inflacion dhe dy sepse tregu është rritur, por klubet nuk dëshirojnë të paguajnë çmime të larta për lojtarët që janë të mirë, por që nuk duan të ndryshojnë jetën e tyre”.
“Shuma e parave nuk lidhen me realitetin dhe të vërtetën. E kam veç një shembull: pa marrë parasysh se sa gjatë punoni si trajner, Dembele vitin e kaluar kushtonte 15 milionë euro, sivjet 150 milionë. Pa marrë parasysh se si punoni në fushë, ju nuk mund ta shndërroni një lojtar 15 milionësh në 150 milionë euro”.