Arsene Wenger ka insistuar se e ardhmja e tij te Arsenali do të “qartësohet së shpejti” dhe se nuk është i frikësuar nga atmosfera negative nga fansat.
Francezi po përballet me shumë akuza dhe kritika për sezonin e fundit, sidomos pasi dihet që kontrata e tij me “Topçinjtë” skadon gjatë verës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoWenger ka udhëhequr londinezët për më shumë se 20 vjet, por ai ka humbur përkrahjen e një numri të madh të fansave, shumë prej tyre që kanë nisur të protestojnë.
“I jam përgjigjur kësaj pyetjeje. E kuptoj përse ju pyesni përsëri. Mos u brengosni, do të mësoni së shpejti. Dua që energjia ime t’i dedikohet ndeshjes së radhës dhe të lë çështjet personale jashtë debatit. Mendoj se për 20 vjet këtu kam treguar se më intereson Arsenali dhe kështu do të vazhdoj deri sa të jem këtu. Nuk jam i frikësuar... Pranoj gjykimet nga njerëzit dhe fokusohem në lojë”, ka thënë ai për gazetarët të martën.
Sipas raportimeve të fundit, Wenger dëshiron qëndrimin në Londër dhe është i gatshëm të nënshkruajë kontratë të re dyvjeçare.