Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka pranuar se ditët e fundit nuk kanë qenë fort të mira për ekipin e tij pas humbjes nga Crystal Palace.
Londinezët pësuan disfatë 3 me 0 nga “Shqiponjat” – humbja e tyre e tretë në pesë ndeshjet e fundit në Premier Ligë.
Rezultati ia ka vështirësuar punët Arsenalit në garën për top-katërshe, pasi tani janë në pozitën e gjashtë me shtatë pikë larg pozitës së katërt.
Kur është pyetur se si kanë qenë ditët e fundit për të, Wenger është përgjigjur: Siç e dini, jo fort të kënaqshme. Momentet e këqija janë pjesë e punës sonë. Duhet të përqendroheni për t’u përgatitur dhe t’i përgjigjeni atyre”.
“Ne u mposhtëm. Duhet të përballeni me realitetin dhe të përgjigjeni. Ju mund të fitoni, humbni apo barazoni, por ne duam që të luajmë mirë dhe me besim”.
-
“Arsenali tani është më i dobët se me Wengerin”
-
Wenger thyen heshtjen, flet pas njoftimit për largim nga Arsenali
-
Arsenali duhet t'i nënshtrohet një ndryshimi të madh
-
Wenger fajëson futbollistët për lojë pasive në humbjen e tretë radhazi
-
Wenger e pranon se sezoni aktual është më i keq se ai i shkuari