Arsene Wenger raportohet se ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij tek Arsenali, edhe pse publikisht ka thënë të ketë vendosur.
Pas humbjes 3 me 1 nga West Bromwich Albion të shtunën, Wenger në konferencën për media ka thënë se shumë shpejtë do të publikojë vendimin për të ardhmen e tij.
Sipas London Evening Standard, francezi 67-vjeçar ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij dhe do të shfrytëzojë angazhimin e përfaqësuesve për të konsideruar gjitha opsionet.
Ditët e fundit është raportuar se Wenger do të qëndrojë tek Arsenali, por protestat e fansave nuk do të mund të injorohen nga klubi londinez.