West Bromwich Albion ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit të PSG-së, Grzegorz Krychowiak, në formë huazimi për një sezon.
Ky është transferimi i dytë sot te WBA-ja pas Kieran Gibbsit, ndërsa këtë verë klubi anglez ka transferuar edhe Gareth Barryn, Oliver Burken, Ahmed Hegazin dhe Jay Rodriguezin.
Mesfushori sezonin e shkuar fitoi me PSG-në Kupën e Ligës dhe Kupën e Francës.