Watfordi ka eliminuar Wolverhamptonin në Kupën FA për të siguruar pjesëmarrjen në finale.
Skuadrat barazuan 2 me 2 në kohën e rregullt, ndërsa Watfordi kaloi tutje falë një goli në vazhdime.
Doherty e Jimenez realizuan për Wolvesin, para se Watfordi të kthehej në dhjetë minutat e fundit me Gerard Deulofeun e Troy Deenyn që shënoi krejt në fund të kohës së rregullt.
Në vazhdime, në minutën e 104-të, Deulofeu realizoi një tjetër gol për t’i siguruar fitoren Watfordit.
Në finale, Watfordi luan me Manchester Cityn.
Artikuj të ngjashëm