Ish-mbrojtësi i Burton Albionit, Kelvin Maynard është qëlluar për vdekje sot në Amsterdam, ka konfirmuar policia holandeze, raporton BBC.
32 vjeçari është qëlluar me armë zjarri në makinën e tij dhe policia po bën apel te dëshmitarët e rastit, derisa është në kërkim të dy të dyshuarve që kanë ikur me një skuter të zi, transmeton Koha.net.
Zyrtarët nga një stacion i zjarrfikësve aty afër tentuan ta shpëtojnë Maynardin, por ai vdiq për shkak të plagëve të marra.
Maynard, që gjithashtu ka mbrojtur ngjyrat e Royal Antwerp, së fundmi ishte pjesë e ekipit holandez të ligave jo profesionale, Alphense Boys.
Artikuj të ngjashëm
-
Tifozët e Argjentinës qëllohen me armë
-
Mbreti i Holandës: Dështuam t’i mbronim hebrenjtë siç dështuam në Luftën e Dytë Botërore
-
Motori i avionit e mbyt një person në Aeroportin e Amsterdamit
-
Vritet futbollisti i Afrikës së Jugut, Luke Fleurs
-
Ish-reprezentuesi i Bolivisë vritet derisa ishte duke luajtur në miqësore