Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Voska për herë të parë në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë V.

Skuadra shqiptare Voska nga Ohri ka arritur për herë të parë të kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut.

Voska mposhti Bregalnicën në Shtip me rezultatin 1:0. Alen Jasharovski shënoi golin e fitores për skuadrën shqiptare. Ai realizoi me kokë nga një distancë e largët në minutën e 70-të.

Ndërkohë, të enjten prej orës 13:00 në qendrën e Federatës së Maqedonisë së Veriut, skuadra tjetër shqiptare Shkupi do të përballet me Rabotniçkin.

Kjo ndeshje është dashur të luhej të mërkurën, por u shty për të enjten për shkak të reshjeve të mëdha të shiut.