Mërgim Vojvoda ka realizuar gol në barazimin e Torinos 1:1 me Veronan në udhëtim.
Për mbrojtësin e krahut të djathtë ky është goli i dytë këtë edicion me Torinon.
Vojvoda i dha epërsinë në minutën e 85-të Torinos për 1:0.
Por vendasit arritën të barazonin rezultatin Federico Dimarco në minutën e 88-të për 1:1. Për Vojvodën ky është goli i dytë përderisa ka bërë edhe dy asistime.
Me këtë barazim Torino është në pozitën e 15-të me 35 pikë ndërsa Verona është në pozitën e 10-të me 43 pikë