Mbrojtësi i krahut, Mërgim Vojvoda ka luajtur prej fillimit të pjesës së dytë për Torinon që u mposht 3:1 nga Atalanta.
Ndeshja e së enjtes mbrëma i ka takuar kampionatit italian. Pas pjesës së parë rezultati ishte 1:0 në të mirë të Atalantas. Holandezi Teun Koopmeiners shënoi fare në fund të pjesës së parë nga pika e bardhë (45+4’). Mesfushori holandez shënoi që në minutën e 47-të për 2:0, ndërsa “hat-trickun” e kompletoi në minutën e 84-t, kur sërish realizoi nga pika e bardhë.
Golin e vetëm për Torinon e shënoi Nikola Vlashiq.
Atalantas për shkak të një lëndimi po i mungon Berat Gjimshiti.
Me fitore, Atalanta del në vendin e parë. I ka dhjetë pikë nga katër ndeshje. Torino është e nënta me shtatë pikë.