Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vojvoda luan 65 minuta, Ujkani e Kryeziu në stol

Mbrojtësi i djathtë i Kosovës, Mërgim Vojvoda ka startuar te Torino që pësoi 4:2 nga Crotone, të dielën në kuadër të xhiros së 26-të të Serie A.

Vojvoda luajti deri në minutën e 65-të kur u zëvendësua nga Simone Verdi. Samir Ujkani e Altin Kryeziu ishin në stol te Torino.

Vojvoda së fundi kishte startuar më 12 janar, në ndeshjen për Kupë ndaj Milanit. Në Serie A nuk kishte filluar ndeshje që nga 17 dhjetori. Së fundi ka luajtur më pak. Për të ishte paraqitja e 14-të këtë edicion në kampionatin italian.

Torino mban vendin e 18-të me 20 pikë. Po lufton për mbetje në elitë.