Mërgim Vojvoda do të këtë më shumë hapësirë te Torino në pjesën e dytë të edicionit në Serie A.
Mbrojtësi i djathtë i Kosovës do të luajë në vend të Ola Ainas, i cili është ftuar nga Nigeria për Kupën e Afrikës.
Trajneri kroat, Ivan Juriq, nuk planifikon të angazhojë klubin për të gjetur një mbrojtës të djathtë, pasi e sheh Vojvodën si ideal për këtë.
Vojvoda së fundi është angazhuar si mbrojtës i krahut të majtë te Torino, por në ndeshjet e ardhshme do të kthehet në rolin e tij natyral.
Këtë edicion ka luajtur 12 ndeshje në Serie A.