Situatë e rëndë për klubin më të vjetër në Shqipëri, Vllaznia e Shkodrës.
Vllaznia e Shkodrës, sezonin që lamë pas ra nga kategoria Superiore për herë të parë në histori të klubit, transmeton kp.
Por gjendja në këtë klub vazhdon të jetë alarmante, aq sa drejtuesit e saj kanë bërë që përmes rrjetit social Facebook, të kërkojnë njerëz për pozitën e drejtorit sportiv dhe atë të trajnerit.
Një njoftim i pazakontë për një klub profesionist dhe me nam siç është Vllaznia, që është kritikuar ashpër nga tifozët e klubit.
