Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vladi shënon gol për Luganon që mposhti Beshiktashin e Rashicës

Shkëlqim Vladi ka shënuar gol për Luganon, që të enjten mbrëma mposhti Beshiktashin e Milot Rashicës në xhiron e dytë të Grupit D të Ligës së Konferencës.

Lugano fitoi 3:2, ndërsa Vladi realizoi për 2:2 në minutën e 86-të. Ai u inkuadrua në lojë në vend të Kreshnik Hajrizit.

Minuta patën edhe Uran Bislimi e Albian Hajdari që ishin titullar te mysafirët. Rashica u inkuadrua në pjesën e dytë te Beshiktashi. Lugano është i pari në grup me katër pikë, aq sa ka edhe Club Brugge. Beshiktashi e Bodo/Glimti kanë nga një pikë.