Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vinicius dhe Richarlison tentojnë të rrihen në stërvitje

Shokët e skuadrës te Brazili, Richarlison dhe Vinicius Jr., kanë pasur tensione në stërvitjen e fundit, duke tentuar një përplasje.

“The Sun” ka bërë të ditur se dyshja ka dashur t’i qërojë hesapet në stërvitjen e fundit para ndeshjes miqësore ndaj Japonisë.

Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi incidentin, ku Richarlison e goditi bashkëlojtarin e tij.

Por u desh ndërhyrja e bashkëlojtarëve për t’i qetësuar gjakrat ndërmjet lojtarëve.